Para gjashtë viteve Zaevi i premtonte ujë Lubotenit, tash askush nuk e viziton më

    “Ngelëm duke u zhytur në baltë. Në shekullin 21 për ujë të pastër për pije të flasim. Dhe u premtoj siç jemi të bashkuar, do të ketë jetë edhe në Luboten, edhe në komunën e Butelit, edhe në Shkup edhe në gjithë Maqedoninë”- premtonte Zoran Zaevi, ish-kryeministër.

    Kështu thoshte ish kryeministri Zoran Zaev para banorëve të Lubotenit në tetor të vitit 2017, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale. E që atëherë, kanë kaluar plot gjashtë vjet, e Luboteni ende është pa ujë të pijshëm. Për t’u furnizuar me ujë, qytetarët kanë hapur puse në oborre, e disa prej tyre mbushin ujë edhe tek dy çezmat e fshatit, ujë ky i cili buron nga mali Bashinec. Por edhe atë burim, banorët thonë se vet e kanë hapur.

    “Ja këtu mbushim ujë. Ajo gjithmonë ka qenë ujë i pistë. Unë nuk besoj se ndonjëherë do të rregullohet. Po 70% n’fshat kanë bunarë. Asnjëherë komuna nuk na pyet. Prej komunës ne vetëm këtë rrugë na e kanë rregulluar e për këtë i’a kemi dhënë votat. Se përndryshe asnjëherë asgjë. Në Lubeten nuk i intereson askujt për asgjë. Të gjitha vet me kontribut të fshatit.”

    “-Ja ku e kemi ujin më të pastër, që e kemi sjellë vet.
    -A vijnë nga komuna t’u pyesin për hallet që keni?
    -Joo! Çfarë komune! Të gjitha vet i kemi bërë.”

    “-Te shtëpia s’ka ujë të pijshëm.
    -Por si furnizoheni me ujë?
    -Ja prej këtu. Që e kemi sjellë nga Bashineci.
    -A vijnë ndonjëherë nga komuna t’u vizitojnë?
    -Askush nuk ka qenë hiç! Vetëm për zgjedhje vijnë, për tjera gjëra nuk vijnë fare!”

    Televizioni 21 tentoi të bie në kontakt edhe me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, i dërguam edhe porosi, por nuk ndau kohë të përgjigjet. Përndryshe fshati Luboten numëron rreth shtatëqind shtëpi. Për shkak cilësisë së pastër të ujit, banorët e Lubotenit por edhe shumë qytetarë nga vendbanime tjera, vijnë dhe mbushin ujë me bidonë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Autizmi, shenja e fytyrës që zbulon çrregullimin herët

    Lajmi i rradhës

    “Si kaloi Bujar Osmani në darkë me Gruevskin?”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë