“Si kaloi Bujar Osmani në darkë me Gruevskin?”

    Komunikata e plotë e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) për Nistorin:

    BDI akoma me mish e me shpirt mundohet që Nikolla Gruevskin ta kthejë në Shkup “pa therë në këmbë”, sepse kthimi i tij nga Budapesti, sipas kësaj partie, do të thotë shumë. Do të thotë shumë, sepse të vetmin shpëtim BDI e sheh pikërisht te kthimi i Gruevskit. Është kjo një ëndërr e BDI-së, por për fatin e tyre të keq, realiteti aktual nuk është ëndërr, por dëshmi që tregon se në Maqedoninë e Veriut kemi përkeqësim të gjendjes në çdo aspekt dhe në çdo sferë.

    Tashmë ka dëshmi se BDI, përmes formave të ndryshme, është në kontakt me Gruevskin, me të cilin shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij, nga i cili do të varej fati i ardhshëm i BDI-së, bashkë me LSDM-në.

    Ndaj pyesim publikisht se si kaloi darka e ministrit Bujar Osmani me Gruevskin me 06.09.2023 në Budapest? Çfarë shije pati kjo darkë dhe si do të realizohet kthimi “triumfal” i Gruevskit?

    Lajmi Paraprak

    Para gjashtë viteve Zaevi i premtonte ujë Lubotenit, tash askush nuk e viziton më

    Lajmi i rradhës

    Disa shtete arabe hyjnë në grevë në solidaritet me Gazën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë