Paralelja shqipe në “Njegosh” / Avokati i Popullit: Shkollimi në gjuhën amëtare, e drejtë kushtetuese

    Nxënësit e shkollës “Njegosh” / Pamje: Alsat M /*Arkiv

    Nxënësit e Idrizovës të cilët ende nuk kanë nisur klasën e gjashtë për shkak të mungesës së paraleles shqipe në shkollën “Njegosh” në Komunën e Gazi Babës po përmbyllin përgatitjet e fundit për të nisur mësimin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.

    Nga shkolla thanë se fëmijët e Idrizovës me mësim do të nisin të premten ndërkohë që ditëve në vijim do të kryhet kompletimi i dokumentacionit të duhur.

    Javën që shkoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri mori vendim që nxënësit e Idrizovës të mësojnë përkohësisht në Çair deri në hapjen e paraleles shqipe në Njegosh, që sipas Shaqirit pritet të ndodhë në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023-2024. Për rastin e Idrizovës sërish ka reaguar Avokati i Popullit duke kujtuar institucionet përgjegjëse se arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

    “Arsimin e fëmijëve të Idrizovës, Avokati i Popullit po e përcjell në vazhdimësi me vet iniciativë, madje kemi hapur edhe lëndë. U jemi drejtuar të gjitha organeve përgjegjëse, shkollës, komunës, Ministrisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit duke marr për bazë se e drejta për arsim në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe secilit fëmijë duhet t’i jepet kjo mundësi, madje edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve këtë e kërkon”, tha Vaska Naumovska Mustafa, zv Avokate e Popullit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Momenti kur deputetët e ‘Levicës’ sulmojnë nënkryetarin Misovski (Video)

    Lajmi i rradhës

    LUM ATA QË I KANË TRUTË NË FUND TË KËMBËVE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë