Parisi zhvillon garën e kamarierëve

    Vizitorët në Paris janë befasuar me pamjen e qindra kamarierëve që ecnin rrugëve në një garë të veçantë për të shfaqur aftësitë në profesionin e tyre pak përpara Lojërave Olimpike.

    Samy Lamrous dhe Pauline Van Wymeersch kanë përshkuar rrugën prej dy kilometrash në 13 minuta 30 sekonda dhe 14 minuta 12 sekonda, secili duke mbajtur një tabaka në dorë me kroasanë, kafe dhe një gotë ujë, duke u shpallur kështu fitues të garës.

    25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

    Bëhet e ditur se pjesë e garës kanë qenë 200 persona të cilët për detyrë e kanë pasur të ecin buzë lumit Seine me tabaka në dorë, shkruan yahoonews.

    Juria duke gjykuar kohën e garuesve i numëronte edhe sa nga pijet e tyre kishin rënë gjatë rrugës, ndërsa qindra spektatorë të rreshtuar rrugëve duartrokitnin.

    Përveç medaljeve, dy fituesit kanë marrë edhe një natë qëndrimi në një hotel të mrekullueshëm.

    Ndryshe, fituesit e medaljeve do të jenë të ftuar edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më 26 korrik. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Marrëveshje apo zmbrapsje e Ramës

    Lajmi i rradhës

    Nis takimi trepalësh në Bruksel – Diskutohet për dinarin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë