Pas denoncimit publik, Këshilli Gjyqësor e thërret në takim Besa Ademin

    U desh denoncim publik për presionet politike ndaj gjykatësve suprem që Këshilli Gjyqësor të vepron sipas detyrës zyrtare që kryetaren e Gjykatës Supreme ta fton në takim pune për të dëgjuar nga afër rrëfimin e saj për presionet nga jashtë.

    Organi më i lartë gjyqësor në vend ka ftuar Besa Ademin në cilësinë e kryetares së Supremes që më 6 nëntor të shkon për takim pune tek kreu i këshillit Sashko Georgiev.

    “Ushtrimi eventual i presionit ndaj gjykatësve është i palejueshëm dhe shqetësues. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi të cilën e ka ftuar në takim punë më 6 nëntor ora 11 në Këshill”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

    Ademi ditë më parë në një intervistë për portalin SDK.MK tha se kishte dhe vazhdon te ketë presione politike. Ndonëse se nuk e tha drejtpërdrejt, deklarata e saj la të kuptohet se presioni i fundit ka qenë i koncentruar ndaj gjykatësve n Supreme për të vendosur në favor të kthimit në fuqi të abolimit nga vitit 2016 i shpallur aso kohe nga ish presidenti Gjorge Ivanov.

    Ademi ka vlerësuar se nuk ka asnjë bazë juridike për rikthimin në fuqi të abolimit përmes qëndrimit parimor të iniciuar nga një avokat në qershor të këtij viti. Javën e kaluar një takim pune me kryetaren Ademi dhe zëvendësin e saj zhvilloi edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler e cila i kërkoi gjykatës më të lartë në vend që të mos bie pre e kërcënimeve dhe presioneve politike.

    Ndërkohë opozita shqiptare, pavarësisht tërheqjes së nismës për abolim nga propozuesi, denoncoi se ka indikacione për një nismë të re e cila do ta çonte ish kryeministrin Nikolla Gruevski në amnisti të plotë dhe pushim të të gjitha akuzave dhe vendimeve gjyqësore kundër tij. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiç mbetet Vuçiç!?

    Lajmi i rradhës

    Pse LSDM votoi kundër propozim-ligjit për amnisti | Lloga thotë se do të kërkojë sqarim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë