Pse LSDM votoi kundër propozim-ligjit për amnisti | Lloga thotë se do të kërkojë sqarim

    Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga do të kërkon sqarim nga ministrat e  LSDM-së për votimin kundër të deputetëve të saj ndaj propozim-Ligjit për amnisti të cilit të enjten nuk i kaloi nevoja në Kuvend.

    Lloga thotë se do të vazhdon të ofron zgjidhje ligjore për shpopullimin e burgjeve por pa potencuar nëse propozimi i ri me procedurë të rregullt do të dorëzohet në Qeveri apo përmes grupit parlamentar në Kuvend.

    Edhe pse fajin ia adresoi Qeverisë se nuk arriti ta materializon një ligj të propozuar nga vetë organi ekzekutiv, Lloga në cilësinë e ministrit i kërkoi falje familjeve të personave të dënuar se i është dhënë shpresë e rrejshme. LSDM-ja mbetet në arsyet e deklaruara paraprakisht.

    Është votuar kundër propozimit për amnisti për shkak se sipas tyre dispozitat e ofruara nuk zgjidhnin problemin me burgjet. Deputeti Martin Kostovski tha se ndaj propozimit të ri të Llogës, do të marrim vendim nëse o votojmë ose jo vetëm pasi të shohim se çfarë zgjidhje ofron.

    “Do të shohim në periudhën që vijon nëse kjo zgjidhje ligjore do të ketë ndryshime të caktuara, do të ulemi, do të bisedojmë dhe në kohë do ta tregojmë qëndrimin tonë”, tha Martin Kostovski, Deputet i LSDM-së.

    Në ditën kur Kuvendi i dha dritën e kuqe propozimit, LLoga tha se ky veprim nuk rrezikon shumicën parlamentare, por deputeti i kësaj partie Halil Snopçe deklaroi se për këtë cështje do të mblidhen organet e partisë dhe do të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejmë në Qeveri.

    Propozimi i rrëzuar nga Kuvendi parashikonte amnisti të plotë ndaj personave të dënuar me burg efektiv deri në 6 muaj dhe 30 për qind të masës ndaj personave me dënime më të larta. 286 persona do të liroheshin plotësisht dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme.

    Aktualisht numri i personave që kanë përsëritur veprat penale e që aktualisht ndodhen në burg edhe më i lartë se numri i personave që vuajnë masën efektive të burgut për herë të parë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pas denoncimit publik, Këshilli Gjyqësor e thërret në takim Besa Ademin

    Lajmi i rradhës

    Stuhia “Ciaran”, shembje dheu në disa rajone të vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë