Sejdiu: BDI-ja i hakmerret komunës së Zhelinës

    KRYETARI I KOMUNËS AKUZON BDI-në

    Komunës së Zhelinës i ndërpritet marrëveshja për funksionimin e zyrës së disperzuar të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut. Nga kjo Komunë thonë se ky vendim është i njëanshëm, kurse ndërprerja bëhet pa asnjë arsye. Kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dyshon se pas këtij vendimi qëndron BDI-ja.

    BLERIM SEJDIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ZHELINËS

    Vetëm disa muaj më vonë, sapo në krye të këtij institucioni vjen drejtor tjetër, në këtë rast nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. A thua vallë kjo është hakmarrje politike e institucionale ndaj komunës së Zhelinës, pra, duke mbyllur njëanshëm dhe duke mos patur asnjë arsye të vetme për ndërprerjen e kësaj Marrëveshje të lidhur paraprakisht mes dy institucioneve shtetërore.

    DËNOJMË ASHPËR KËTË VENDIM ARBITRAR, KUNDËRLIGJOR DHE JODEMOKRATIK

    E dënojmë ashpër këtë vendim arbitrar, kundërligjor dhe jodemokratik pasi që ky vendim drejtëpëdrejtë i dëmton interest e qytetarëve të komunës së Zhelinës. Ne si komunë e Zhelinës, pas shumë vështirësive e shumë përpjekjeve, sapo arritëm që t’i decentralizojmë disa institucione shtetërore nga pushteti qendror në atë lokal, gjë që është edhe në frymën e rekomandimeve të Unionit Evropian, fatkeqësisht kjo u rrënua me një vendim joprofesional dhe jodemokratik. Dënojmë vendimet me motive politike, hakmarrëse, jo progressive dhe jodemokratike. Dënojmë vendimet që janë kundër interest të qytetarëve tanë. Dënojmë vendimet centraliste duke i shërbyer sistemit monist dhe totalitar, pasi të gjithë ne jemi qytetarë të lirë dhe vendimet tona duhet të sjellen në emër të tyre dhe në interes të tyre.

    Ndryshe, Zyra Disperzive e Agjencisë për Punësim, në Komunën e Zhelinës, ishte hapur në shtator të vitit 2021 nga ish-Drejtori i kësasj Agjencie, Abdush Demiri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Pas gjithë asaj që ka bërë Gruevski ende ka njerëz që e mbrojnë”

    Lajmi i rradhës

    Punësimi i mjekëve të rinj, Sali: Drejtorët duhet të sigurojnë mjete dhe hapësirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë