Pasaportave që u kalon afati pas 31 korrikut, do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti

    Pasaportave që u kalon afati pas 31 korrikut, do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2021. Nga kjo përfitojnë qytetarët e RMV-së që gjenden në diasporë, përcjell Nistori.

    “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente udhëtimi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka atyre qytetarëve të cilëve u ka skaduar afati i pasaportës apo u skadon pas 31 korrikut, u vazhdohet afati i vlefshmërisë së këtyre dokumenteve deri më 31 dhjetor 2021. Me këtë, më në fund u dolëm në ndihmë nevojave të një numri të madh të qytetarëve tanë, të cilët për shkak të pandemisë, masave restriktive, karantinave dhe kushteve të tjera të vështirësuara, nuk patën mundësi t’i vazhdojnë në kohë dokumentet e tyre.”, shkruan ministri i MPJ-së, Bujar Osmani në Facebook.

    Ai shtoi se ata vazhdojnë më tej edhe me projektin e-konsullatë, me stacionet bazë mobile, me të cilat së shpejti do t’i mbyllin plotësisht dhe në plan afatgjatë çështjet e lëshimit të pasaportave jashtë vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Punohet në planin për financimin e rritjes së përshpejtuar

    Lajmi i rradhës

    Tsipras: E shpëtuam RMV-në, por edhe rajonin nga zgjerimi i Turqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë