Kryetari i SYRIZA, Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin grek “Star” tha se nëse Marrëveshja e Prespës nuk do të ekzistonte, tani në kufirin verior do ta kishim situatën siç e kishim në jugperëndim, do të kishim Libi në kufirin verior, përcjell Nistori.
Sipas tij, në vend do të kishte prani të përhershme të Turqisë. Ai madje tha se edhe ata që ishin kritikë ndaj marrëveshjes i kuptojnë përfitimet që ajo ka për Greqinë.
“Jo vetëm që arritëm zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitetin në rajon, por se kemi arritur zgjidhje duke krijuar një aleat në kufijtë tanë veriorë, por është gjithashtu se kemi parandaluar zgjerimin e Turqisë në rajon. Ajo është shumë e rëndësishme”, tha Tsipras.
Ai tha se me marrëveshjen është arritur një zgjidhje e sinqertë për çështjet kritike në lidhje me trashëgiminë kulturore, por gjithashtu është ndërprerë “strategjia e papranueshme dhe qesharake për përvetësimin e trashëgimisë kulturore greke”. /Nistori/