Pasi sistemohen familjarët, paralajmërohet ligj i ri për “Akademinë”

    *Foto Arikiv

    Qeveria do të ndryshojë rregullat për t’u bërë prokuror dhe gjykatës, dhe vendimi për këtë vjen në të njëjtën ditë kur gjenerata e shtatë në Akademi mori diplomat. Në seancën e djeshme të qeverisë është miratuar propozimi i ri për Ligjin për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, i cili do t’u prezantohet deputetëve me flamur evropian, në procedurë të shkurtuar. Nga Qeveria sqaruan se ligji aktual kishte dobësi të shumta pa specifikuar se cilat. Tani për tani teksti i ligjit të propozuar nuk është bërë publik.

    “Propozohet riorganizimi i provimit pranues për t’i aftësuar më mirë kandidatët për të marrë pjesë me sukses në trajnim; zvogëlimin e afateve për dorëzime, dhe vendosjen për prapësime dhe ankimime për rezultatet e provimit pranues; ridefinim i mënyrës së dhënies së provimit përfundimtar”, njoftojnë nga Qeveria.

    Ndryshe, në bazë të kritereve të ligjit aktual, për të cilin thuhet se janë evidentuar defekte, kandidatët e gjeneratës së shtatë dje kanë marrë diploma. Në mesin e tyre janë edhe një numër i madh i të afërmve të politikanëve, ndërsa kandidatura e disa prej tyre u kontestua publikisht. Në mesin e tyre janë djali i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, Albulena Abazi, bashkëshortja e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Islam Abazi, bashkëshortja e kryetarit të Aerodrimit, Timço Mucunski, e të tjerë. Prokurori publik republikan, Lubomir Joveski, tha sot se këtyre personave duhet t’u jepet një shans, sepse ata kanë diplomuar ligjërisht Akademinë.

    “Ka kritere mjaft strikte dhe në atë regjistrim kanë treguar rezultate adekuate dhe janë pranuar në Akademi. Ata e kanë përfunduar me sukses Akademinë dhe prandaj nuk shoh absolutisht asnjë arsye për ti vënë në dyshim këta të rinj”, deklaroi Ljubomir Joveski – Prokuror Publik Republikan.

    Ndryshe, Ministria e Drejtësisë, e cila është propozuese e ligjit të ri, ka theksuar se teksti do të inkorporojë të gjitha ndryshimet që janë në përputhje me vlerat evropiane. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shpikësi i telefonit: Njerëzit po i shikojnë së tepërmi telefonat e mençur (Video)

    Lajmi i rradhës

    LIGJI I LOJËRAVE TË FATIT | Heshtje si në Kuvend, por edhe në Ministrinë e Financave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë