Shpikësi i telefonit: Njerëzit po i shikojnë së tepërmi telefonat e mençur (Video)

    Inxhinieri amerikan, Martin Cooper, i cilësuar si “babai i telefonit celular”, thotë se pajisjet e vogla mobile që i mbajmë në xhepat tanë, kanë potencial pothuajse të pafundmë, por, aktualisht, do të ishte më mirë që bota të ishte më pak e varur nga telefonat e mençur, njofton REL, përcjell Nistori.

    Cooper ka bërë thirrjen e parë më 1973, kur punonte për Motorola-n. Ai tani ka një iPhone, të cilin e përdor kryesisht për të biseduar me njerëz. Atë e habit obsesioni i botës me telefonat celularë sot.

    “Njerëzit i shikojnë telefonat e mençur së tepërmi, ata janë zhytur në telefona të mençur. Më duhet t’ju them se mërzitem kur e shoh dikë duke kaluar rrugën dhe duke e shikuar telefonin celular. Kjo ndodh shumë shpesh, njerëzit nuk e kanë mendjen”, shprehet Cooper.

    Ai shton se në të ardhmen, mund të presim që telefoni celular do ta revolucionarizojë arsimin, shëndetësinë. Sipas tij, mund të duket e ekzagjeruar, brenda një apo dy brezave, do t’i mundim sëmundjet, do t’i eliminojmë sëmundjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Iu vodhi shqiptarëve të Kosovës llogaritë në Facebook dhe përvetësoi 100 mijë euro, arrestohet mashtruesi në Tiranë

    Lajmi i rradhës

    Pasi sistemohen familjarët, paralajmërohet ligj i ri për “Akademinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë