Pastrimi i shtretërve te lumenjve në Tetovë, do të ulë rrezikun për vërshime eventuale

    Lumi Shkumbin/Fotografia: Nistori

    Komuna e Tetovës, do të ndajë rreth tre milion denarë për pastrimin e shtretërve të lumenjve që janë në territorin e saj. Me pastrimin e lumejve do të ulet rreziku për vërshime eventuale.

    Në lumin Shkumbi në qytetin e Tetovës ka gurë të mëdhenjë, por edhe gjësende shtëpiake siç janë ato tekinke por edhe të tekstilit që janë hedhur në shtratin e tij.

    Kryesuesi i këshillit Besar Durmishi, tha se po planifikohet të pastrohen edhe shtretët e lumejve në Poroj, Reçic të Vogël e të Madhe. Durmishi tha se përpos pastrimit ne punojm që të fitojm fonde të ndryshme që të ndërtohen edhe mure mbrojtëse me qëllim që të parandalohen edhe vërshimet eventuale.

    “Tre lumejt janë por pjesa më e madhe është lumi Shkumbim. Përfshieht edhe Reçica e Vogël por edhe lumin e fshatit Poroj. Duhet të kemi kujdes pas vërshimeve që kanë ndodhur por jemi duke punuar, nga sektori i zhvillimit lokal, me Ambasadën e Zvicrës me IPA fondet, që të marrim fonde dhe të ndërtojm kaskada mbrojtëse. Përveç se punojmë me pastrimin e shtretërve të lumejve jemi duke punuar intensivisht, për të fituat projekt tek IPA fondet apo institucionet tjera Evropiane që të arrim të vendosim kaskada.”, tha kryetari i këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi.

    Durmishi tha se inspektoriati i ambientit në suaza të komunës se Tetovës, po punon me intensitet të plotë dhe inspekton çdo person juridik dhe fizik që ka dyshim që të njejtën me vetedije ndotin lumejt, dhe për ata ka edhe dënime të larta. /TVM2/

    Lajmi Paraprak

    Gjykatat civile në RMV janë të mbushura me procedime që zhvillohen për marrëdhëniet punëtor – punëdhënës

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me “Mbretin e Frutave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë