Stoimenov: ekziston rreziku i përhapjes së lojërave të fatit në mënyrë jolegale

    Asociacioni për Rregullimin e Lojërave të Fatit vazhdon të kundërshtojë miratimin e Ligjit dhe kërkon tërheqjen në këtë faze.

    Në një intervistë për Alsat Goran Stoimenov nga ky asociacion tha se me ndryshimet ligjore rreth 10 mijë vetë do të mbesin pa punë, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së lojërave të fatit në mënyrë jolegale.

    Stoimenov thotë se mbrojtja e të rinjve është e mundur përmes dialogut dhe informimit të tyre në shkolla për funksionimin e Lojërave të Fatit.

    “Duke pasur parasysh se nga sektori Lojërat e Fatit buxheti i shtetit mbushet në nivel vjetor për 270 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë si punëdhënës më i madh privat në Republikën e Maqedonisë, me 10 mijë të punësuar, kryesisht të rinj me propozim-ndryshime të tilla mbyllet tërësisht kjo degë dhe arrihet te një situatë që Lojërat e Fatit të organizohen në të zezë ku as shteti nuk do të ketë kontroll, ndërsa nuk do të ketë mundësi as të mbushjes së buxhetit pasi paratë do të përfundojnë në duart e ndonjë organizatori jolegal të lojërave të fatit”, tha Goran Stoimenov.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: RMV nuk ka arritur t’i kryejë punët siç duhet për korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik

    Lajmi i rradhës

    Cërvenkovski: të ndihmohet BE-ja për një qasje të re ndaj Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë