Për gjashtë muaj, mbi 5000 kompani i vënë drynin dyerve

    Në gjysmën e parë të këtij viti, 5022 kompani u mbyllën, ndërsa gjatë vitit të kaluar, numri i kompanive të mbyllura ishte 6214. Këtë e bëri të ditur analiza e “Biznismreza.mk”, ndërsa thuhet se kompanitë që falimentuan dhe u mbyllën – më në numër ishin në muajin shkurt, kur edhe zyrtarisht u fshinë 3403 kompani. Sidoqoftë, analiza thekson se fshirja e një numri të madh të kompanive në muajin e dytë të fillimit të vitit është e zakonshme, sepse atëherë Regjistri qendror fshiu kompanitë që nuk janë më aktive-funksionale, në përputhje me nenin 552 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Këto janë kompani që nuk kanë dorëzuar llogari vjetore dhe pasqyrimi financiar i tyre për vitin e fundit të biznesit e deri në ditën e fundit të punës të atij viti, po ashtu nuk kanë raportuar hyrjen në adresën elektronike, dhe nuk kanë paguar një investim themelor brenda periudhës së përcaktuar.

    “Vitet e fundit, fshirja e rreth 3000 kompanive joaktive nga regjistri qendror është e zakonshme për muajin shkurt, ajo që mund të vërehej në muajt e tjerë të gjysmës së parë të këtij vitit është rritja e dinamikës së mbylljes së kompanive që falimentuan, e cila, për fat të keq, shkon në favor të disa biznesmenëve që ‘gjendja e tyre e biznesit’ po konsumohet , dhe se këtë vit do të ketë më shumë pushime nga puna se që ka pasur në vitin e kaluar, pavarësisht proceseve të përgjithshme të rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në analizë. Të dhënat tregojnë se tregtia apo biznesi (me shumicë dhe pakicë) dukshëm ka pësuar më së shumti, me 1,622 kompani të mbyllura, ose 32.3 për qind të të gjitha kompanive të mbyllura. Në vendin e dytë janë kompanitë në sektorin e objekteve akomoduese dhe aktiviteteve të shërbimit të ushqimit nga ku janë mbyllur 604 kompani, ose 12 për qind e të gjitha kompanive. Në vendin e tretë janë kompanitë përpunuese me 543 kompani, ose 10.8 për qind e të gjitha kompanive të mbyllura në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

    Kompanitë të cilat kanë pësuar më së shumti janë në Shkup 1,935 kompani, ose 38 për qind. Në vendin e dytë për nga numri i kompanive të mbyllura, është Manastiri me 257 kompani të mbyllura, dhe në vendin e tretë është Tetova, me 235 kompani të mbyllura. Gostivari me 229 kompani si dhe Kumanova me 220 kompani të tjera të mbyllura. Grupi deri më 100 dhe 200 kompani të mbyllura përfshin qytetet sikurse Shtipin, Strumicën, Strugën, Prilepin, Ohrin, Koçanin, Kërçovën, Kavadarin dhe Velesin./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Covid-19 ka bërë që RMV të arrijë në limitet e shteteve me rrezikshmëri të lartë

    Lajmi i rradhës

    Në kërkim të regjistruesve, shqiptarët në minus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë