PËRJASHTIMI I GRUPIT TË ZJARRIT | Faton Ahmeti: Statuti i BDI parasheh që kryetari ka të drejtë të përjashtojë persona të caktuar

    Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se BDI-ja në statut nuk i njeh format e fraksioneve brenda saj, duke iu referuar Grupit të zjarrit. Ndërsa shoi se me statut kryetari i partisë ka të drejtë të përjashtojë njerëz të caktuar nëse i thyejnë rregullat.

    “Fraksioni nuk është formë që njeh statuti i Bashkimit Demokratik për Integrim. Statuti ynë nuk e njeh këtë formë organizimi. Statuti ynë e sheh si një kundërshtim të platformës, programit, statusit. Nëse duhet të shohim masat statuti parasheh që kryetari ka të drejtë t’i përjashtojë persona të caktuar”, tha Ahmeti.

    Ai gjithashtu tha se Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni

    “Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni. Ka bërë përpjekjet që nga menaxhimi i luftës dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë që të forcohet faktori politik shqiptar. Sa i përket çështjeve të aspiratave në vend, një pjesë e mirë e tyre janë përmbushura, duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë”, tha Ahmeti.

    Faton Ahmeti, duke biseduar për zhvillimet e fundit në BDI, tha se Grupi i zjarrit ka qenë kundër Korridorit 8, me vërejtje dhe kritika të vazhdueshëm kundër këtij projekti.

    “Grupi i zjarrit ka dalë kundër programit të partisë, kundër rezolutave, ka dalë bile edhe kundër Korridorit 8. Të shprehesh në forma me vërejtje, me kritika, kundër një projekti që e realizon qeveria, BDI-ja, në këtë moment, mendoj se mjafton për të qenë kundër tij. Grupi i zjarrit duhet të kishte vazhduar me atë që kërkuan në fillim, përkatësisht të vazhdonte debatin brenda në partisë”, tha Ahmeti.

    Në BDI ne kemi problem me veprimin ndryshe, jo me mendimin ndryshe

    Ai tha se mendimi ndryshe në BDI nuk është ndalur asnjëherë. Ai theksoi se problemi në BDI nuk është mendimi ndryshe, por veprimi ndryshe.

    “Mendimi ndryshe nuk është ndalur asnjëherë në BDI. Askush nuk është sanksionuar. Në BDI ne kemi problem me veprimin ndryshe. Të mendosh ndryshe dhe të mundohesh të bindësh kolegët në kuadër të organit, që një mendim apo ide tjetër është më e mirë se e jotja, është në kuadër të demokracisë. Por në qoftë se nuk arrin t’i bindësh të tjerët, atëherë duhet të pranosh mendimin e shumicës”, tha Ahmeti.

    Besa dhe Alternativa i kanë dyert e hapura për t’iu bashkuar frontit europian

    Ai potencoi se vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë ftesë publike që t’i bashkohen këtij fronti të përbashkët.

    “Në kuadër të koalicionit qeveritar, raportet janë të shkëlqyeshme me Aleancën për Shqiptarët dhe PDSH-në, ka takime dhe komunikim të vazhdueshëm. Frontit evropian mund t’i bashkohet edhe Besa dhe Alternativa, dyert janë të hapura, por deri më tani nuk kanë treguar gatishmëri. Ftesa është bërë publikisht edhe nga kryetari ynë”, tha Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VETËM KROACIA NA SHPËTON NGA KRIZA | Qytetarët e RMV për punë sezonale në Zadar

    Lajmi i rradhës

    Pavarësisht stereotipeve, gratë në RMV më të përgjegjshme se burrat në trafik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë