Përleshje fizike gjatë protestës kundër masave Covid-19: Largohu b*****r! (Video)

    Gjatë protestës së dytë në Shkup kundër masave mbrojtëse Covid-19, protestuesit, konkretisht folësit janë grindur në skenë mes tyre, përcjell Nistori.

    Menjëherë pas kësaj, një protestuese tjetër është përpjekur t’ia heqë mikrofonin folësit të saj paraprak, por nuk ia doli.

    Folësi i parë i cili u paraqit si ish-punonjës në ushtrinë e Maqedonisë tha se nuk është i kënaqur me daljen në protestë, duke njoftuar protestë më të madhe gjatë ditës së diel, në të cilën do të merrnin pjesë 20 mijë qytetarë.

    “Unë do t’u them atyre që qëndrojnë pas meje dhe të gjithë atyre në Kuvend, 120 njerëz nuk mund të shkoni kundrejt dy milionë, ju po talleni me njerëzit, me virusin. E shoh se në Maqedoni dhe askund në botë nuk ka coronavirus, kjo është vetëm në media”, tha folësi.

    Kur folësja e dytë, e cila u prezantua si artiste, filloi fjalimin e saj, disa nga protestuesit nuk pushuan së bërtituri “edhe ti je një b*****r nëne”, “më thuaj kush të paguan”, “lëre fletën, pastaj thuaj çfarë ke”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Islamofobia në ligjërimin publik shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Në bankë mund të shkohet edhe me vërtetim se keni lëshuar kërkesë për letërnjoftim të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë