Përveç ndotjes ekologjike, edhe ndotja akustike shqetëson dibranët

    Tanimë një kohë të gjatë dibranët i shqetëson zhurma e lartë që ndodh në rrugët e Dibrës. Është një dukuri e cila dënohet nga ana e dibranëve por që situata vazhdon të jetë edhe më tej e njëjtë. Burimi i zhurmës kryesisht vjen nga automjetet të cilët të rinjtë i përdorin për tu kënaqur vet pa marrë parasysh se ato zhurma të larta shqetësojnë banorët lokal. Sidomos kjo situatë ndodh gjatë muajve të verës kur edhe Dibra mbushet me mërgimtarë. Edhe pse ka patur dënime në disa momente për këta persona nga ana e institucioneve përkatëse, problemi i ndotjes akustike vazhdon të jetë prezent.

    Gjatë sezonit verorë një ndotje akustike ka qenë prezente nga muzika me zhurmë të lartë që ka ardhur nga disa kafeteri, por edhe nga muzika e dasmave që kanë qenë prezent në disa lokalitete të qytetit. Problemi në fjalë si nga shoqatat qytetare ashtu edhe nga pushteti vendor kërkohet që të ndalet njëherë e përgjithmonë.

    Burimi i zhurmës në natyrë edhe në Dibër shkaktohet shpeshherë nga makinat dhe sistemet e transportit, motorët e ndryshëm por edhe nga muzika me zë të lartë. Problemi sidomos është shqetësues për pleqtë të cilët kanë sëmundje të ndryshme, gratë shtatzëna por edhe nga mbarë popullata meqë duke filluar nga sheshi “Skënderbeu”, nëpërmjet shëtitores e deri tek unaza e tregut të vjetër të qytetit, të rinjtë me motor por edhe me automjete bëjnë një ndotje akustike të lartë dhe zhurma kalon të gjithë kufijtë. Për problemin në fjalë Këshilli i Komunës Dibër ka kërkuar nga kompetentët që menjëherë të marrin masa meqë ndotja akustike është shqetësuese në qytetit e Dibrës.

    Këshilltari i Dibrës Shkëlqim Xhafa, ka potencuar se pothuajse çdo ditë, e sidomos gjatë sezonit veror dibranët kanë probleme me zhurmën që ndodh.

    “Gjatë muajve të verës por jo vetëm atëherë në qytetin e Dibrës ka një ndotje akustike. Është ndotje e cila kalon normat e zhurmës dhe drejtpërdrejt ndikon tek shëndeti i popullatës. Përdorues të automjeteve të ndryshëm bëjnë zhurmë e cila shqetëson. Poashtu janë probleme edhe zhurmat që bën muzika gjatë disa dasmave dhe kolonat e shumta të automjeteve kur janë në pyetje dasmat”, thotë anëtari i këshillit Xhafa. Ai ka kërkuar nga institucionet kompetente e sidomos policisë të trafikut që të parandaloj këto, kurse objektet shërbyese siç janë kafeteritë të respektojnë normat ligjore dhe të mos bëjnë ndotje akustike.

    Për problemin disa herë në Dibër kanë debatuar edhe shoqatat qytetare. Sipas tyre me gisht njihen personat të cilët me veturat e tyre krijojnë një zhurmë të hatashme nëpër rrugët kryesore të qytetit.

    Sipas tyre rruga kryesore “8 shtatori”, është një rrugë ku ndotja akustike është maksimale dhe e padurueshme. Disa të rinj siç thuhet në debatet e shoqatave “bëjnë qejfet e tyre, duke rritur zhurmën me automjetin që vozisin. Prandaj me të drejtë shoqatat në fjalë potencojnë se në Dibër janë prezent tre mënyra të ndotjes. Prezent është ndotja ekologjike, ndotja akustike, por shpeshherë edhe ndotja e ajrit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

    Lajmi i rradhës

    Rikujtuan fotot e vjetra dhe ndodhën rezultatet legjendare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë