A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

    Pas ushqimit të skuqur, pothuajse të gjithë e zhysim tiganin me yndyrë në ujë të nxehtë

    Pas disa minutash e lajmë me ujë të ngrohtë, por ekspertët thonë se kjo është e gabuar.

    Kombinimi i ujit të nxehtë dhe yndyrës mund të shkatërrojë tubat shkarkues të kuzhinës suaj.
    Më së miri do të ishte mblidhni yndyrë sa më shumë që të jetë e mundur dhe ta hidhni në koshin e plehrave para se ta vendosni tiganin në lavaman.

    Nuk do të mund të hiqni të gjitha mbetjet e yndyrshme përpara se ta vendosni tiganin nën vrushkull uji. Nëse nuk keni arritur të hiqni mjaftueshëm yndyrën, fillimisht shpëlajeni tiganin me ujë të ftohtë.

    Kombinimi i detergjentit për larje të enëve dhe ujit të nxehtë ndërvepron me yndyrën për të formuar një emulsion. Yndyra do të “shkrihet” nën ujë të nxehtë dhe do të rrëshqasë nëpër kanalin e shkarkimit. Fatkeqësisht, kur ftohet, mund të bllokojë tubat shkarkues të ujit.

    Uji i ftohtë, nga ana tjetër, do ta mbajë yndyrën të ngurtë. Do të mbeten “copa” më të mëdha dhe, në vend që yndyra të shkrihet, ajo dhe më vonë ngurtësohet në tuba.

    Kur copa të vogla të yndyrës së ngurtë zbresin në tuba shkarkues, graviteti dhe uji do të bëjnë punën e tyre dhe do t’i dërgojnë ato copa poshtë tubave me lehtësi.

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria me kushtëzime të reja për Maqedoninë e Veriut?

    Lajmi i rradhës

    Përveç ndotjes ekologjike, edhe ndotja akustike shqetëson dibranët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë