Petkovski: Nuk ka arsye që bullgarët të vendosen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

    Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski u shpreh ka mundësi që Bullgaria t’i përdor pasaportat bulglare që i kanë maqedonasit për të kërkuar gjuhë bullgare dhe gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas tij, nuk ka arsye pse bullgarët të vendosen në Kushtetuën e Maqedonisë së Veriut.

    “Nuk e di cili është qëllimi i Bullgarisë, por jo rastësisht partitë politike shqiptare kërkojnë ndryshim të Kushtetutës në pjesën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Nëse tani jepet gjuha shqipe zyrtare,nesër mund të jetë edhe gjuha bullgare zyrtare”, tha Petkovski.

    Kujtojmë se Sofja zyrtare kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë në mënyrë që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës

    Lajmi i rradhës

    Serbët në jug të Ibrit pyesin: “Kush do të kujdeset për ne?”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë