Publikohen pamjet nga incidenti i armatosur në Shkup – plagosen dy persona (Video)

    Sot është gjuajtur me armë ndaj dy personave në “East Gate Mall” në Shkup.

    Nga MPB për “TV21” e konfirmojnë rastin duke shtuar se dy personat janë dërguar në spital për trajtim, por nuk japin detaje të tjera nga rasti.

    “Sot (24 tetor) nga Qendra Tregtare “East Gate” në Shkup është raportuar se është shtënë me armë në drejtim të dy personave të cilët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje janë ekipet e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

    Në video shihet sesi dy persona, tashmë të plagosur, dalin nga palestra dhe drejtohen drejt daljes dhe shkallëve më të afërta.

    Një person me kapelë dhe me kufje afrohet nga mbrapa, më pas qëllon mbi ta dhe ikën.

    Lajmi Paraprak

    Zaevi është akoma për “Ballkanin e Hapur”, e inkurajon Kosovën dhe Bosnjën për bashkëpunim

    Lajmi i rradhës

    Kërkesa “merri ose lëri” për Kosovën dhe Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë