Pocesta për votimin në Dibër: Vërsulja e gjithë Qeverisë na bënë të dyshojmë

    Kandidati i Alenacës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta në një deklaratë për TV21 ka komentuar procesin e sotëm zgjedhorë në këtë komunë.

    Pocesta akuzon BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, ndërkaq thotë se do të bëjnë analizë të procesverbaleve nga vendvotimet.

    “Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre”.

    “Ngelet që të bëjmë analizën e të gjitha procesverbalet, ditën e nesërme të dalim me deklaratë oficiale”, tha Pocesta për TV21.

    Ndërkohë nga ana tjetër, kundërkandidati i Pocestës, Hekuran Duka së bashku me zyrtarët e tjerë të BDI-së kanë shpallur fitore dhe kanë nisur të festojnë për siç thonë, fitoren në këtë komunë.

    Lajmi Paraprak

    Në Dibër ende numërohen votat, BDI shpall fitore

    Lajmi i rradhës

    Kriza energjetike, “zhdukja” e deputetit dhe dështimi i votëbesimit ndaj Qeverisë – ngjarjet e javës në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë