Tetovë, 22-vjeçari nga viti 2022 ka rrahur dhe ka mbajtur të mbyllur në dhomë partneren e tij të pamartuar 19-vjeçare

    Prokuroria Themelore Publike – Tetovë ka iniciuar procedurë kundër një personi të moshës 21 vjeçare, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën e tejzgjatur “lëndim trupor” nga neni 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe vepër penale “privim i paligjshëm i lirisë” në pajtim me nenin 140 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, përcjell Nistori.

    Prokuroria Publike ka njoftuar sot se duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje ndaj gruas 19-vjeçare me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Ai e ka mbajtur viktimën të mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë dhe e ka dhunuar fizikisht çdo ditë duke i shkaktuar lëndime të shumta fizike.

    “Gruaja ka shfrytëzuar rastin kur në një moment i dyshuari ka harruar që dera është zhbllokuar, ka arritur të ikë dhe ka raportuar në polici ngjarjen”, sqaron Prokuroria Publike.

    Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorisë dhe i caktoi masën tetë ditë paraburgim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Policët e Idrizovës, frikë për sigurinë e tyre?!

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Ministria e Drejtësisë publikon emrat e grupit punues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë