Policia e Kosovës: Viktima e mbrëmshme në Prishtinë, shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

    Viktima është gjetur i vdekur brenda veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Raportohet se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Policia.

    Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është gjetur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet. /KosovaPress/

    Lajmi Paraprak

    Haker: Gjermania ka interes që Maqedonia e Veriut të futet në BE

    Lajmi i rradhës

    SIMBOLI “Z” | Tabelat e komunikacionit në autostradën Miladinovc – Shtip të shkarravitura me simbole propagandistike ruse, përgjegjësi nuk ka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë