Pothuajse gjysma e qytetarëve në RMV janë rivaksinuar

    Ministria e Shëndetësisë njofton se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksine, nga të cilat 884 u aplikuan si doza e parë, 2.257 u rivaksinuan dhe 109 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës.

    “Deri më 16 tetor, gjithsej 799.012 qytetarë janë vaksinuar, 760.317 janë rivaksinuar, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

    54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

    Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, njoftojnë nga MSH.

    Nga atje thonë se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine.

    Lajmi Paraprak

    Biden ‘kapet mat’ | Kritikon qytetarët, vetë presidenti nuk mban maskë (Video)

    Lajmi i rradhës

    “Lufta jonë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk duhet të përfundojë këtu”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë