Prezantohet M-karta, “letërnjoftim” për diasporën e suksesshme të Maqedonisë së Veriut

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp ka prezantuar të ashtuquajturën M-kartelë. Osmani tha se kjo kartelë paraqet një lloj letërnjoftimi që do iu shpërndahet njerëzve të suksesshëm në diasporë, të cilët në vendin tonë do të kenë lehtësime në sfera të ndryshme dhe qasje nëpër institucione të vendit.

    “Ky rrjet do të menaxhohet nga Ministria e Jashtme, nga një trup koordinues që do të lehtësojë funksionimin e tyre, do të mundësojë që të kemi një rezervuar ekspertësh të cilët do të bëhen pjesë e vendimeve të shoqërisë do të mundëson një paketë privilegjesh për ta”, tha mes tjerash Osmani.

    Osmani theksoi se disa institucione në vend tashmë kanë mbështetur ketë projekt, por që sipas tij privilegjet për poseduesit e kësaj kartele nga diaspora vazhdimisht do të shtohen.

    “Do të mundësohet lehtësimi i hapjes së bizneseve, ndihmë financiare nga institucionet ppër investime që bartësit e kësaj karte do të kenë në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Kulturës ka mundësuar hyrje të veçanta në institucione të kulturës. Ministria e Arsimit gjithashtu mundëson qasje në sistemin arsimorë, të barabartë me njerëzit që jetojnë këtu, bile edhe me disa privilegje shtesë. Do të kenë prioritet edhe në projektet e MPJ-së”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Mourinho e do me ngulm, Xhaka merr një telefontë nga Roma

    Lajmi i rradhës

    Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë