Mourinho e do me ngulm, Xhaka merr një telefontë nga Roma

    Një shqiptar është kërkesa e parë e Jose Mourinhos te Roma. Trajneri portugez e ka shfaqur hapur simpatinë e tij për mesfushorin Granit Xhaka dhe dëshiron të ndërtojë pikërisht rreth tij Romën e sezonit të ardhshëm.

    Me kërkesë të Mourinhos, drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka kontaktuar drejtuesit e Arsenalit, të cilëve u ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për kartonin e Xhakës.

    Image

    Nga ana tjetër “Topçinjtë” e kanë bërë të qartë se duan të arkëtojnë rreth 25 milionë euro për Xhakën, ndaj gjasat janë që Roma të rritë ofertën, pasi dëshiron të mbyllë marrëveshjen para startit të Europianit, aty ku çmimi i mesfushorit që përfaqëson Zvicrën, mund të rritet edhe më shumë.

    Mediat italiane zbulojnë se edhe vetë Mourinho ka “zbritur në fushë”, duke telefonuar personalisht Xhakën për t’i shpjeguar projektin e ri dhe për ta nxitur të ndikojë te drejtuesit e Arsenait për një ulje të çmimit.

    Që kur ishte në Premier League, Mourinho fliste vazhdimisht me superlativa për mesfushorin me origjinë shqiptare, duke evidentuar lidershipin e tij te Arsenali, teksa tani dëshiron t’i japë një rol shumë të rëndësishëm edhe te Roma që po ndërton.

    Lajmi Paraprak

    Protokollet për dasma do të shqyrtohen të martën

    Lajmi i rradhës

    Prezantohet M-karta, “letërnjoftim” për diasporën e suksesshme të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë