Prishtina heziton të marrë gaz natyror nga Maqedonia, vlerësojnë autoritetet në Shkup

    Pushteti në Shkup beson se Kosova heziton të jetë partner me Maqedoninë në mega-projektin e një termocentrali me gaz në Aleksandropolis, Greqi. Disa muaj më parë, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për studim fizibiliteti për projektin në fjalë, por tani Prishtina zyrtare bën përllogaritje nëse do të paguajë për të marrë gaz nga ne. Autoritetet në Maqedoni pohojnë se çfarëdo që të vendosë Kosova – plani nuk do të dështonte.

    Ata bëjnë analizë për leverdinë ekonomike nga gazifikimi, sa do të kushtonte, si t’u kthehet ky investim dhe më pas si të kthehet në të mirën e qytetarëve dhe industrisë – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

    Sipas zëvendës- kryeministrit Fatmir Bytyqi, investimi në inter- kontektorin e gazit nga Greqia nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

    Ndërtimi i inter-kontektorit me Greqinë, ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit në vend parapriu energjensit të ri të gjeneratës së re të rrjetit gazsjellës në vend, por edhe inter- konektorët do të paraprijnë, siç është përçimi i hidrogjenit, që duhet të vijë në 30 vitet e ardhshëm – deklaroi Fatmir Bytiqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

    Para disa muajve vendi nënshkroi marrëveshje për pjesëmarrje në Centralin e gazit Aleksandopolis me 600 milionë euro. Ndryshe, dilema kryesore e Kosovës nëse të investojë në gaz është për shkak se atje ka rezerva të shumta qymyri./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Asnjë detaj nga idetë e diskutuara të Varheljit rreth kontestit me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Në Tetovë tre klasa në izolim për shkak të nxënësve të infektuar me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë