Në Tetovë tre klasa në izolim për shkak të nxënësve të infektuar me Covid-19

    Fotografi ilustruese

    Në komunën e  Tetovës tre klasa janë në izolim për shkak të nxënësve që kanë dalë pozitiv me kovid. Klasat që janë në izolim janë duke ndjekur mësimin online. Në çerdhe situata është më stabile thotë Amet Qazimi nga sektori i arsimit në Tetovë.

     “Për momentin në çerdhet e Tetovës nuk kemi  as fëmijë as edukator të infektuar. Në shkollat e mesme kemi vetëm një nxënës të infektuar  që më është veçse në përfundim të procesit të izolimit. Në arsimin fillor kemi pesë nxënës të infektuar edhe tre klasa që veç më janë në izolim”, tha Amet Qazimi nga Sektori për Arsim në Tetovë.

    Sipas  Qazimit me rëndësi është se shkollat janë duke respektuar të gjitha protokollet edhe kjo është për tu përshëndetur pasi që edhe prindërit janë duke e mirëkuptuar këtë situatë.

     “Për ato klasa që janë në izolim organizohet mësimi online, në arsimin fillor, kurse në ato klasa ku kemi izolim të pjesërishëm  zhvillohet procesi edukativo-arsimor  normalisht, vetëm një pjesë e nxënësve që kanë qenë në komunikim më të përafërt ata janë në izolim”, shtoi Amet Qazimi nga Sektori për Arsim në Tetovë.

    Në rajonin e Tetovës numri i të infektuarve ka rënë dukshëm si i atyre që janë  në shtruar në spital, por edhe i atyre që janë duke kërkuar ndihmë  mjekësore në spital. Mësimi në shkollat e mesme të Tetovës filloi me  vonese për shkak se Tetovë në shtator ishte një nga qytetet me numër më të madh të të infektuarave./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Prishtina heziton të marrë gaz natyror nga Maqedonia, vlerësojnë autoritetet në Shkup

    Lajmi i rradhës

    “Hedh gurin dhe e fsheh dorën”, fushata zgjedhore në RMV shndërrohet në makth politik nga incidentet e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë