Profesorët universitarë: Nuk duhet të ketë negociata për gjuhën dhe etnologjinë maqedonase

    Gjuha maqedonase i përket familjes së gjuhëve evropiane, dhe nuk duhet të diskutohet fare nëse ajo është apo jo gjuhë e kombit maqedonas, sepse ajo ekziston prej kohësh. Kështu vlerëson profesori universitar Ljudmil Spasov.

    “E theksoj dhe qëndroj pas faktit se për gjuhën dhe kulturën, domethënë gjuhën maqedonase dhe kulturën maqedonase, etnologjia maqedonase nuk ka diskutim, dhe nuk ka vend për negociata dhe tregti”, tha Ljudmil Spasov – profesor universiteti.

    Në Institutin e gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” u mbajt debat për kuptimin e gjuhës dhe kjo ditë u shënua me poezi për nder të revolucionarit Goce Dellçev, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij.

    Një tribunë për gjuhën amtare organizoi VMRO-DPMNE-ja. Mickoski, tha që t’u qasen bisedave që kanë të bëjnë me gjuhën me shumë kujdes.

    “Tregtia me gjuhën do të thotë prerja e shtyllës së një populli dhe një shteti. Shkatërrimi i tij do të nënkuptonte shpërbërjen e substratit të ekzistencës sonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta respektojmë dhe ta njohim atë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Kryeministri mohon akuzat se qeveria po bën pazare me gjuhën dhe garanton se bisedimet me Sofjen zhvillohen në linjat e përcaktuara në rezolutë.

    “Gjithçka që po diskutohet është në frymën e Rezolutës, të cilën e kemi miratuar në Parlamentin tonë dhe në frymën e vlerave evropiane. Natyrisht, Komisioni Evropian është i përfshirë në të gjithë këtë proces, sepse në fund të fundit korniza negociuese duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ndër të tjera Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

    Sipas Rezolutës së miratuar, gjuha maqedonase dhe diversiteti i saj dialektor ka vazhdimësinë e vet hapësinore dhe kohore.

    Nga ana tjetër, autoritetet bullgare udhëhiqen nga qëndrimi i tyre Kornizë, sipas të cilit nëse termi “gjuhë maqedonase” përdoret në kornizën negociuese, ose në ndonjë dokument të BE-së, duhet të ketë një fusnotë që do të qartësojë se ajo është gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës së vendit.

    Sipas tyre, kjo do të sqaronte se bëhet fjalë për një gjuhë të kodifikuar në vitin 1944, e cila më parë kishte evoluar nga gjuha bullgare./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të ndaloni së ushtruari stres dhe “presion” mbi veten

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni shpalos pasurinë e Bujar Osmanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë