Propozimet e këshilltarit të Alternativës në Tetovë për buxhetin e ardhshëm të komunës

    Këshilltari i Alternativës në komunën e Tetovës, Faton Selami, gjatë debatit publik për buxhetin e vitit 2024 për komunën e Tetovës, ka propozuar disa pika, të cilat sipas tij, duhet të inkorporohen në buxhetin për vitin e ardhshëm e që do të ishin në dobi të banorëve të Tetovës, përcjell Nistori.

    Selami ka dorëzuar dhjetë propozime konkrete të cilat përfshijnë rikonstruimin e rrugëve, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në disa vende ku ende nuk është rregulluar.
    Ja dhe propozimet e tij:

    1. Rikonstruimi i rrugës “188” – Reçicë e Vogël me gjatësi prej 500 metra.
    2. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Xhepçisht – Tetovë.
    3. Rikonstruimi i rrugës në rrugën “146” (Bregu i Diellit) prej te Arabati e deri te rruga e UÇK-së.
    4. Finalizimi i rrjetit të ujit të pijshëm në lagjen “146” (Bregu I Diellit).
    5. Asfaltimi i rrugës afër SH.F “ Kirili dhe Metodi”, me gjatësi prej 500 metra dhe regullimi i hapësirës për hedhjen e mbeturinave para objektit të shkollës.
      Të shqyrtohet mundësia e një vendi të caktuar përfshirë edhe hapsirën mbrenda shkollës për të vendosur kontejner për hedhjen e mbeturinave.
    6. Ndërtimi i një mbikalimi për këmbësorë më rrugën industriale që lidh SH.F “Kirili dhe Metodi” me lagjen Jasht-Vardarit.
    7. Shtimin e shtyllave për ndriçim publik rreth Xhamisë së Rinisë.
    8. Ndërtimi i kanalizimit në rrugën “Kiro Ristovski” dhe asfaltimi i sajë.
    9. Vendosja e gypave prej betoni në kanalin e ujërave të zeza në gjatësi prej 30 metrave, i cili gjendet në afërsi të ish Fabrikës së Tullave (Cigllana) në lagjen Drenovec.
    10. Me kërkesë nga qytetarë që i përkasin komunitetit rom, propozova që të parashihen më tepër mjete finansiare nga buxheti i komunës për v.2024 për implementimin e “Plan-veprimit lokal të Komunës së Tetovës dhe komunitetit rom 2023-2026”.
    Lajmi Paraprak

    “Gjuha e urrejtjes në baza etnike, 1076 raste vetëm gjatë vitit”

    Lajmi i rradhës

    Kufiri i përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, u ratifikua marrëveshja në Kuvendin e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë