Qeveria e RMV-së: Bajrami është festë që forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën dhe drejtësinë

    Fotografia: Nistori

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ka uruar besimtarët islamë me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajramit.

    “Ramazan Bajrami është festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore që forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet. Në këto kushte, Ramazan Bajrami na bën thirrje që të përballemi me sfidat dhe në parimet e respektit dhe solidaritetit të vazhdojmë së bashku në rrugën që kemi zgjedhur, të bashkuar. Qoftë i bekuar dhe i gëzuar festa e Ramazan Bajramit”, thuhet në urimin nga Qeveria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Robert Habeck: Çmimet e larta të energjisë do të mbeten

    Lajmi i rradhës

    Neritan Ceka: Projekti për Butrintin nuk u konsultua me arkeologët, ligji mund të atakohet në Gjykatën Kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë