Qeveria miratoi propozimin për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëritë, por për periudhë të caktuar.

    Kështu ka njoftuar në Facebook, ministri i Financave Fatmir Besimi. Siç shkruan ai, TVSH-ja për energjinë elektrike do të ulet nga 18% në 5%, për periudhën prej 1 korrik 2021 deri 30 qershor 2022. Kurse prej 1 korrikut 2022 deri 30 qershor 2023 do të jetë 10%, ndërsa prej 1 korrik 2023, sërish do të ngritet në 18%, përcjellë Nistori.

    “Qëllimi është që t’iu ndihmohet amvisërive në periudhën transitore të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe të ruhet çmimi më i ulët i rrymës”, potencoi Besimi.

    Ndërsa edhe Qeveria ka njoftuar se e ka miratuar tekstin për propozim-ndryshimet për Ligjin për Tatimin e Vlerës së Shtuar.

    Pas miratimit nga Qeveria, këto propozim-ndryshime duhet të miratohen edhe në Kuvend./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia sërish ngec në Bruksel, Bullgaria bllokon edhe Shqipërinë në rrugën europiane

    Lajmi i rradhës

    Si ta largoni stresin – Çfarë sëmundjesh i shkakton trupit dhe si ta trajtoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë