QEVERIA NUK KA STRATEGJI PËR PLOTËSIMIN E VENDEV TË LIRA TË PUNËS

    Pavarësisht njoftimeve me pompozitet për importin e punëtorëve nga jashtë, qeveria nuk ka një plan konkret për plotësimin e vendeve të lira të punës. Për ata që duan të punojnë në Maqedoni, dyert i kanë të hapura, zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi thotë se biznesmenët tashmë po punësojnë fuqi punëtore nga jashtë. Autoritetet thonë se ofrojnë një mundësi duke eliminuar procedurat burokratike, që sa më shumë të huaj të mund të punojnë në Maqedoni.

    “Ata që besojnë se vendi ynë ofron kushte më të mira jetese se vendi i tyre, sigurisht që do të gjejnë rrugën për të ardhur në vendin tonë, ashtu si bashkëqytetarët tanë që besojnë se një jetë më e mirë mund të gjendet jashtë vendit. Nuk ka qeveri që e rregullon këtë. Qeveria nuk është këtu dhe nuk ka qenë kurrë për të mbajtur dikë mbi shpinë”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

    Nuk duhet të diskutohet importi i fuqisë punëtore, por rritja më serioze e pagave në Maqedoni. Llogaritjet e sindikalistëve janë se në një kohë kur papunësia në vend është në nivelin 14 për qind, duhen 11 mijë persona për të mbushur boshllëqet në sektorin privat dhe në institucionet dhe ndërmarrjet publike.

    “Shteti duhet të punojë me ata të papunë, pra ata të papunë 14 për qind, në formë trajnimi, trajnimi të mëtejshëm, për t’u ofruar atyre mundësi punësimi si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Le të përdorim kapacitetet tona njerëzore. Le t’i mbajmë të rinjtë këtu dhe të mos importojmë punëtorë nga jashtë se të gjithë humbasim. Humb shteti, humb fondi pensional, humbet fondi i sigurimeve shëndetësore, humbim ne si sindikata, humb shteti“, tha Tërpe Deanoski -Kryetar i SPOGJ.

    Prej vitesh biznesi ka paralajmëruar se ka mungesë të stafit të kualifikuar. Biznesmenët kanë frikë se në disa veprimtari nuk do të ketë kush të punojë së shpejti. Përveç pagës, punëtorët e Maqedonisë nuk janë të kënaqur me kushtet në të cilat punojnë, dhe marrëdhëniet njerëzore ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve. Ishte Bytyqi, ai që përmendi se punëtorët që fitojnë rreth 200 euro paga në vendet e tyre mund të vijnë në Maqedoni. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ramazani – Katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

    Lajmi i rradhës

    Ministri Shaqiri e pranon: Nuk kemi para për libra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë