Qeveria zgjat deri më 15 qershor uljen e akcizave për derivatet e naftës

    Qeveria, në seancën e sotme, e zgjati masën për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor. Njëkohësisht, si rezultat i bisedimeve që Qeveria zhvilloi me kompaninë “OKTA”, është siguruar një zbritje shtesë prej 2 denarë për litër, e cila do të fillojë të zbatohet nga nesër, e hëna, 1 qershor.

    “Me këto masa dhe sipas llogaritjeve tona, presim që çmimi i karburantit dizel të ulet me 6.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të ulet me 1.5 denarë për litër. Ulja e çmimeve të karburanteve do të kontribuojë në uljen e kostove të jetesës si dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në kushte të sfidave ekonomike globale”, njoftuan gjatë ditës nga Qeveria./Alsat

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfunduar”

    Lajmi i rradhës

    Masa të ashpra ndaj përdoruesve të trotinetëve elektrikë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë