QSHP: Uji i pijshëm në Tetovë është i sigurt

    Uji i pijshëm në Tetovë është isigurt për përdorim, treguan hulumtimet plotësuese të Qendrës për Shëndet Publik para paraqitjes së shijes dhe erës së pazakontë para dy ditësh. Prej atje thonë se tani uji për pije mund të përdoret pa kufizime, përcjell Nistori.

    “Tërhiqet rekomandimi për të mos pirë ujë. Për shkak të shkëputjes së prurjeve nga ujësjellësi i ri kishte mungesë në disa pjesë të qytetit. Nga orët e pasdites  uji nga sistemi i ri gradualisht do të përfshihet por këtë herë vetëm nga lumi Shkumbin, ndërsa jo edhe nga lumi Leshniçka”, informon dr. Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik.

    Përndryshe, ditë më parë Qendra e Shëndetit Publik (QSHP) njoftoi që të mos përdoret uji në Tetovë më herët deri sa të bëhen analizat. Kjo si rezultat i erës dhe shijes së pazakontë që mbante uji ditëve të fundit. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup vjen njeriu i parë i Gjykatës Europiane, Robert Spano

    Lajmi i rradhës

    Fjalët e pista dhe efektet e tyre psikologjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë