Qytetarët e Karposhit presin parkun e premtuar | Bogoevski shfajësohet, Shilegov fajin e adreson në MPB

    Kaluan më shumë se një vit pasi u paralajmërua parku në Karposh 4. Hapësira është rrafshuar dhe janë bërë gati 60 mijë metra katror. Kryetari i Karposhit Bogoev thotë, gjithçka është në dorë të Qytetit të Shkupit i cili duhet të zgjedh kompaninë për realizimin e punëve.

    Atje kemi filluar aktivitete në bashkëpunim ndërkomunal me Qytetin e Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe komuna e paralajmëruan parkun, atje filluan me pastrim dhe u shpall konkurs nga Qyteti i Shkupit për projektin më të mirë që do të duhet të miratohet më tej nga Komisioni dhe u miratua në atë periudhë”, tha Stefan Bogoev, kryetari i Komunës së Karposhit.

    Kryetari i Shkupit Shilegov thotë se projekti është vonuar për shkak të një hetimi. Përkatësisht, në prill, Ministria e Brendshme ngriti padi penale për rrezikimin e mjedisit pasi vendi ishte mbuluar me mbetje ndërtimore dhe mbeturina nga spitali i Sëmundjeve Infektive.

    Mund të fillojmë zyrtarisht në fund të qershorit, vetëm duhet të sqarojmë formalitetet me Ministrinë e Brendshme, duke pasur parasysh kallëzimet e paraqitura penale”, theksoi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

    VMRO-DPMNE kërkoi të ndërpritet ndërtimi i parkut, i cili duhet të jetë mes Ilindenskës dhe shëtitores së Vardarit. Sipas partisë, me të mund të rrezikohen bunarët me ujë për pije, që përdoren për nevojat e qytetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fshati Përshevcë pa ujë të pijshëm! Autoritetet fajësojnë banorët

    Lajmi i rradhës

    ‘Është i gjithi faji im!’ – Gjykatësi në Itali sheh teknikun si përgjegjës për tragjedinë e teleferikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë