Tre të dyshuar në një aksident me teleferik në Itali që vrau 14 persona u lejuan të dilnin nga burgu të dielën, pasi një gjykatës përcaktoi se shumica e fajit i binte vetëm njërit prej tyre, një tekniku shërbimi.
Fatkeqësia më 23 maj bëri që një kabinë teleferiku që fluturonte nga qyteti turistik Stresa, të shkëputej dhe të binte në tokë mbi malin Mottarone në rajonin e Piemonte.
I mbijetuari i vetëm ishte një djalë pesë vjeçar, Eitan Biran, prindërit, vëllai i vogël dhe stërgjyshërit e të cilit u vranë të gjithë në aksident.
Pronari i ndërmarrjes së teleferikëve në Mottarone, Luigi Nerini dhe shefi i mirëmbajtjes Enrico Perocchio u arrestuan të mërkurën për incidentin së bashku me një teknik, Gabriele Tadini.
Gjykatësja hetuese e Verbania, Donatella Banci Buonamici, tani ka vendosur se kishte një “mungesë të madhe të provave” të fajësisë për dy personat e të parë, të cilët u liruan nga burgu i Verbania të dielën.
Ajo shtoi se pjesa më e madhe e fajit për aksidentin ishte te Gabriele Tadini, i cili kishte çaktivizuar qëllimisht frenën e urgjencës së makinës, sepse ajo bllokohej në mënyrë spontane. Frenat mund ta kishin ndaluar kabinën e teleferikut pasi pasi kablloja u këput.
Në gjyq, Tadini u ka thënë të pranishmëve: “Është i gjithi faji im”. Ai u lejua të largohej nën arrest shtëpiak dhe po pret padinë.
Rajoni i Piemontit mbajti një minutë heshtje mesditën e së dielës, me flamuj që valëviteshin në gjysmë shtizë për të përkujtuar atë që ndodhi një javë më pare, fatkeqësinë pranë liqenit Maggiore.
Pesëvjeçari Eitan Biran u zgjua në spital të enjten dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin intensiv.