Qytetarët: Politikanët kanë harruar se ekziston varfëria

    Të lartat janë të dhënat për varfërinë në vend. Në ditën ndërkombëtare të çrrënjosjes së kësaj dukurie, qytetarët thonë se politikanët kanë harruar se varfëria ekziston. Sipas tyre ata që nuk kanë përpiqen të japin, ndërsa ata që kanë mbyllin sytë.

    Kjo ishte pamja e parë që sot na priti në Çarshi të Shkupit.

    Pas kësaj pamje takuam edhe tjerë të cilët edhe pse moti ishte me shi lëviznin me karroca nëpër rrugicat e çarshisë për të fituar kafshatën e bukës.

    17 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Çrrënjosjes së Varfërisë, por sa i kushtohet rëndësi kësaj çështje në vendin tonë?! Qytetarët thonë se vetëm kategoria e rëndomtë e qytetarëve janë ata që ndihmojnë, ndërsa sipas tyre politikanet kanë harruar që varfëria ekziston.

    “Ata që nuk kanë përpiqen të japin, ndërsa ata që kanë, politikanët, gjyqtarët apo ato që kanë nuk erdhën në tezgë që të japin për të varfrit, ndërsa ne të varfrit që jemi kategori e rëndomtë ndihmojmë dhe vazhdojmë të ndihmojmë”.

    “Varfëri nuk ka tek ne, sepse nëse punon nuk do të jesh i varfër ndërsa këtu në çdo mënyrë mund të punosh që të mos mbetesh i varfër, por të ndihmojnë të varfrit në vendin tonë nuk ndihmojnë, perse nuk i ndihmojmë të varfrit? Ndoshta nuk e kemi zakon, nuk e dijë”.

    Në botë ka mbi 1.3 miliardë njerëzve që jetojnë në varfëri të vazhdueshme ndërsa në vendin tonë sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i qytetarëve që jetojnë në varfëri është në rritje. Sipas këtyre të dhënave mbi 450,000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tetë shenjat dhe simptomat e mungesës së proteinave

    Lajmi i rradhës

    Gruevski – Mickoskit: je bërë aleat i Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë