“Rama të tërhiqet nga dhënia e shtetësisë pa kriter ligjor”

    Avokat Spartak Ngjela ka kërkuar nga kryeministri Rama që të tërhiqet nga dhënia e shtetësisë shqiptarë për të huajt pa kriter ligjor. Me anë të një statusi në Facebook, Ngjela shtron disa pyetje për kryeministrin Rama.

    Ngjela shkruan kjo çështje është me rrezik për vendin tonë ku spiunë mund të futen të kamufluar në vendin tonë.

    Sipas tij, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë.

    Komenti i Ngjelës

    Kërkesa e Edi Ramës për dhënin e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është:

    Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?

    Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian?

    Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?

    Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot dasitë historike Lindje-Perëndim?!

    Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pikëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet.

    Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë.

    Të shohim…

    Lajmi Paraprak

    Ludva: Maqedonia mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2030

    Lajmi i rradhës

    NJË LEXIM I NGESHËM I ZGJEDHJEVE NË TETOVË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë