Ramiz Merko i pranishëm në ngjarjen e BDI-së, edhe pse është me “aktivitet të ngrirë partiak” (Video)

    Kreu i komunë së Strugës, Ramiz Merko sot ka qenë prezent në evenimentin e Bashkimit Demokratik në Shkup, me rastin e festës së fundvitit. Ndryshe, Merko është në listën e zezë të ShBA-ve, pas çka partia, por edhe vet ai njoftoi se “ka ngrirë aktivitetet partiake”.

    Ndryshe, BDI më herët solli këto vendime: BDI kërkon menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon për të gjitha pretendimet dhe informacionet që dalin nga vendimi i DASh. E dyta, BDI e pranon vendimin e Ramiz Merkos për ngrirjen e antarësimit të tij në organet e partisë, kryesinë qendrore, këshillin qendror.

    Edhe Bujar Osmani më herët tha se BDI e ndërpret aktivitetin partiak në Strugë, derisa të mos krijohen kushte të reja për këtë. BDI u bën thirrje të gjitha institucionet të fillojnë hetime për të gjitha partitë politike, nga kryetarët deri tek tjerët, ngase vetëm kështu mund të luftohet korrupsioni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndihma shtetërore për nxënësit, pritjet e gjata zhvendosen para bankave

    Lajmi i rradhës

    Me dimrin vjen edhe ajri i ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë