Raporti i ekspertëve gjermanë për paraqitjen e ankesës kushtetues në RMV do të promovohet në konferencë rajonale

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, zhvilloi takim online me përfaqësues të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor (IRZ), të kryesuar nga Stefan Pirner, udhëheqës i zonës së projektit, ekspertë të së drejtës kushtetuese nga Republika Federale e Gjermanisë dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga Gjykata Kushtetuese.

    Në këtë takim pune, përfaqësuesit e IRZ-së prezantuan aktivitetet e deritanishme nga projekti, i cili po realizohet me qëllim të promovimit të ankesës kushtetuese si mjet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Përfaqësuesit nga IRZ informuan se raporti përfundimtar i titulluar “Ankesa gjithëpërfshirëse dhe efektive kushtetuese si mjet për rritjen e mbrojtjes ligjore të qytetarëve” është përgatitur në një draft dhe versioni përfundimtar do të prezantohet në një konferencë rajonale që do të mbahet në fund të muajit nëntor të këtij viti në organizim të përbashkët të Gjykatës Kushtetuese dhe IRZ.

    Konkluzioni i përbashkët ishte se një ngjarje e tillë rajonale do të jetë e një rëndësie të madhe duke pasur parasysh se paraqet një mundësi për të promovuar paraqitjen e ankesës kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, kjo ngjarje do të jetë një mundësi e shkëlqyer për përfaqësues të gjykatave kushtetuese nga vendet e tjera, profesorë të së drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të sektorit civil që të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me hyrjen dhe rëndësinë e ankesës kushtetuese.

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përgjithshëm me fondacionin deri më tani, dhe veçanërisht angazhimin aktual në promovimin e paraqitjes së ankesës kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Krahas kësaj ajo prezantoi pikëpamje dhe informacione lidhur me zgjidhjet e mundshme normative në të ardhmen që do të zëvendësonin Rregulloren ekzistuese të Gjykatës Kushtetuese të miratuar në vitin 1992 dhe mënyrën e organizimit të procedurës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave para Gjykatës.

    Lajmi Paraprak

    MD: Komisioni për mbikëqyrjen e sistemit AKMIS ka konstatuar disa parregullsi

    Lajmi i rradhës

    Vajza e Lasgushit, historia e kërkimit të një thesari në Pogradec dhe ëndrra e shuar për ta vizituar Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë