Reagon Mickoski: Nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston

    Lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski, ka reaguar në lidhje me seancën për procedurën disiplinore ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi pushteti votoi kundër.

    Ai ka thënë se nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston.

    “Nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston. Me veprimin e sotëm LSDM-ja e arsyetoi sjelljen e Xhaferit ndaj nëpunësve të Kuvendit. Ofendimi ndaj nëpunësve dhe mbyllja e derës për deputetët e opozitës është diçka që ndodh në çdo institucion dhe që e përjeton secili qytetar çdo ditë, me mobing dhe nënçmime”, tha Mickoski.

    Kujtojmë se sot përfundoi pa filluar seanca për procedurën disiplinore ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi.

    Opozita votoi për rendin e ditës por u mbivotua nga pushteti i cili votoi Kundër.

    4 ishin “për” dhe 5 ishin “kundër” rendit të ditës me të vetmen pikë. Iniciativa ishte e një grupi deputetësh nga VMRO për incizimin ku Xhaferi dëgjohet si fyen dhe shan shërbimet e Kuvendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ivanovska: Korrupsioni po përhapet në të gjithë shoqërinë, ai është problemi numër një për qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, përfundon protesta e veteranëve për pensionet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë