Reagon Zaev për mos hapjen e negociatave: Ne i përfunduam me sukses reformat nga agjenda europiane

    Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka reaguar pasi Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së dje në Luksemburg ka shtyrë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, për shkak të qëndrimit kundër nga ana e Bullgarisë.

    Zaev në një postim në Facebook ka shkruar se Maqedonia Veriore ka përfunduar me sukses reformat e dala nga agjenda evropiane.

    “Maqedonia Veriore përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë Veriore. Jemi të nderuar që do ta udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë Veriore si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat”, shkruan Zaev në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: BE nuk dëshiron të ketë punë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Hong Kong, nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë