Rebalanci nuk i prek asnjë qindarkë Agjencisë së Filmit

    Me rebalancimin e buxhetit, i cili është në procedurë parlamentare, nuk do të shkurtohen fondet për aktivitetin filmik, por do të ketë rishpërndarje parash dhe pagesa, sipas kontratës së lidhur me Agjencinë e Filmit. Kështu i përgjigjet Ministria e Kulturës reagimit të të kineastëve se me ribalancimin do të shkurtohen fondet për aktivitetet filmike. Bëhej fjalë për një reduktim prej 10 milionë denarë, por që sipas ministrisë nuk bëhet fjalë për asnjë lloj reduktimi buxheti në kulturë, e aq më pak të buxhetit të Agjencisë së Filmit.

    “U bëjmë thirrje kineastëve që të mos bien pas spekulimeve, informacioneve të paverifikuara, të pavërteta, manipulime dhe thashetheme. Aktualisht në procedurë parlamentare po merret vendimi për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë dhe fondeve. Pas miratimit të tij, Ministria e Kulturës do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për shlyerjen e detyrimeve sipas marrëveshjeve të lidhura, përfshirë edhe ato ndaj Agjencisë së Filmit. Zhvillimi i industrisë së filmit në kohën kur filmat dhe veçanërisht regjisorët e rinj po arrijnë sukses ndërkombëtar është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës”, thuhet në reagimin e Ministrisë të Kulturës.

    Më tej thuhet se pasi që Agjencia e filmit ka shfuqizuar kontratat për realizimin e projekteve filmike dhe në këtë mënyrë ka marrë obligime ndaj ekipeve të shumta autoriale, deri në fund të vitit, Ministria e Kulturës do t’i ofrojë të gjitha burimet e nevojshme financiare Agjencisë në mënyrë që të kryejë pa probleme pagesat sipas kontratave të saj.

    Nga ana tjetër Agjencia i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të gjendet një zgjidhje e përhershme për të parandaluar trendin e shkurtimit të buxhetit për aktivitetin filmik për shkak të praktikës në katër vitet e fundit. “Buxheti për industrinë e filmit është reduktuar për 116 milionë denarë në bazë të rebalancit dhe me këtë të gjendet zgjidhje sistematike për buxhet të standardizuar për kinematografinë e Maqedonisë”, thonë nga Agjencia. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut dyfishon tregtinë me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për aq sa të mundet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë