Rendevski: Përqindja e lartë e antitrupave te qytetarët nuk do të thotë se është arritur imuniteti kolektiv

    Të dhënat nga analizat e testetve për Covid-19 apo skriningu i kryer nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se te njerëzit që nuk janë vaksinuar, shkalla e pranisë së antitrupave varion nga 75 deri në 76 për qind, ndërsa te subjektet që janë vaksinuar prania e antitrupave ishte 85-86 për qind, që tregon se më shumë prej atyre që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ose kanë mbijetuar ose kanë rënë në kontakt me virusin, por kjo nuk do të thotë se është arritur imuniteti kolektiv, tha zv.ministri i Shëndetësisë për AIM, Vlladimir Rendevski, përcjell Nistori.

    Ai thekson se nëse kemi arritur imunitet kolektiv apo jo, këtë e vendos Komisioni për Sëmundje Infektive në bazë të analizave. Megjithatë, sqaroi Rendevski, parametri më i rëndësishëm është analiza e numrit të të sapoinfektuarve, të vdekurve dhe të hospitalizuarve dhe në bazë të kësaj rekomandohen masa epidemiologjike.

    “Për sa i përket situatës aktuale epidemiologjike dhe masave aktuale epidemiologjike janë në korrelacion me disa variabla që janë ekzaminuar në gjashtë javët e fundit dhe janë objekt ekzaminimi në vende të tjera europiane. Këto janë numri i të sapoinfektuarve, të vdekurve dhe të shtruarve, pra barra e sistemit shëndetësor. Bazuar në këto variabla, ekziston një algoritëm i veçantë që përcakton rrezikun epidemiologjik, pra situatën epidemiologjike në çdo vend. Bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, propozohen masa epidemiologjike. Analizat në vend tregojnë se në lidhje me këto tre parametra jemi aktualisht në fazën e gjelbër dhe për këtë arsye po zbatohen masat e duhura epidemiologjike që janë në korrelacion me fazën e gjelbër. Analizat monitorohen në nivel ditor dhe javor dhe varësisht nga një ulje apo rritje e caktuar e këtyre parametrave do të planifikohen edhe masat epidemiologjike në të ardhmen”, tha Rendevski.

    Ai theksoi se vaksinimi kundër Covid-19 është një shtyllë për përmirësimin e sistemit imunitar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrivistët e PD-së

    Lajmi i rradhës

    U mbyt nën hijen e atij që e krijoi si politikan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë