Universiteti i Tetovës: Kemi krijuar kushte të barabartë për të gjithë kandidatët për rektor

    Kryetari i Komisionit Universitar i Zgjedhjeve pranë universitetit të Tetovës, Nderim Zeqiri nëpërmjet një komunikate njofton opinionin publik se, procesi për zgjedhjen e rektorit zhvillohet sipas kritereve të publikuara që kur është shpallur konkursi përkatës, përcjell Nistori.

    “Unë, në cilësinë e kryetarit të komisionit, bashkë me gjashtë anëtarët e tjerë, u kemi krijuar kushte të barabarta konkurrimi të katër kandidatëve që ta realizojnë me sukses prezantimin e programit të tyre”, deklaron Zeqiri.

    Sipas njoftimit, KUZ ka krijuar kushte të barabarta për çdonjërin nga kandidatët që marrin pjesë në këtë garë dhe me këtë nuk ka preferenca ndaj asnjërit kandidat, si dhe për t’iu shmangur parregullsive gjatë procesit, secili nga kandidatët ka pasur të drejtën që të caktojë vëzhgues në të gjitha fakultetet ku do të zhvillohen zgjedhjet.

    “Për t’u shmangur çdo lloj parregullsie në këtë proces, në përputhje me kriteret e konkursit, secili nga kandidatët ka pasur të drejtën që të caktojë vëzhgues në të gjitha fakultetet ku do të zhvillohen zgjedhjet, sikurse kanë pasur të drejtë ankese edhe për çdo paqartësi ligjore”, thotë ndër të tjera kryetari i KUZ.

    Ndryshe, nesër nga ora 12:00 deri në ora 14:00 Universiteti i Tetovës do të zhvillojë procesin e votimit. Në garë janë katër kandidatë, edhe atë: Bashkim Ziberi, Dervish Alimi, Myqereme Rusi dhe Jusuf Zejneli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ‘Nuk ka Asociacion pa dekret të Qeverisë’

    Lajmi i rradhës

    Rezistenca e dobët institucionale e bën Maqedoninë objektiv të lehtë dezinformatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë