Rikthehet diplomati bullgar në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut

    Ambasadori bullgar në vend, Angel Angelov është rikthyer në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut në kapacitet të plotë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme.

    Siç shkruan mediumi 360 shkallë,  ambasadori Angelov ka arritur sot në Shkup me ministrin e Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, i cili është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski dhe praktikisht do të qëndrojë në vend.

    MPJ-ja bullgare javën e kaluar e ka thirrur Angelovin në konsultime në Sofje për shkak të, siç informuan prej atje, gjendjes serioze në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe eskalimilit të akteve të krimit nga urrejtja kundër tyre në muajt e fundit, ndërsa pas incidentit të fundit në të cilin u sulmua sekretari i klubit bullgar “Mbreti Borisi Tretë” në Ohër, Hristijan Pendikov.

    “Qëllimi i konsultimeve është që të flitet për mundësinë e ndalimit të trendit të rrezikshëm të presionit të rritur ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe perspektivat për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve biaterale”, informuan nga MPJ-ja bullgare.

    Vendimin që të thirret në Sofje Angelov e vlerësoi si praktikë diplomatike që është tregues se ka probleme serioze në raportet mes dy shteteve.

    MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut shprehi keqardhje për hapin e Sofjes që ta thirr në konsultime ambasadorin e saj në vend, Angel Angelov duke vlerësuar një hap të këtillë si të “pabazë, të pambështetura në argumente valide dhe joproporcional”.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Nuk do të lejohet asnjë incident më 4 shkurt me ardhjen e bullgarëve në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Tetova Transport” milona denarë në humbje, komuna ia zgjatë dorën (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë