Spasovski: Nuk do të lejohet asnjë incident më 4 shkurt me ardhjen e bullgarëve në RMV

    Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Ivan Demerxhiev, sot nga Shkupi thanë se nuk do të lejohet asnjë incident në shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçev që duhet të mbahet të shtunën dhe se në atë drejtim policia e Maqedonisë po i merr të gjitha masat e nevojshme, përcjell Nistori.

    “Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që të shënohet përvjetori i Goce Dellçevit, ashtu siç i ka hije”, tha Spasovski.

    Nga ana tjetër ministri i brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev tha se Goce Dellçev duhet të jetë figura e cila na ofron dhe nuk do të lejojmë personave radikal që të shkaktojnë incidente.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski kërkon falje për kuponin fiskal rus

    Lajmi i rradhës

    Rikthehet diplomati bullgar në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë