RMV, fluks i shtuar i pacientëve nëpër klinika që nuk arrijnë të marrin termin

    Foto Ilustruese

    Klinikat e shtetit vazhdojnë të mbetën të stërngarkuara nga pacientët që nuk arrijnë të marrin terminë. Ndonëse pandemia po jep shenjat e fundit, virusi korona mbetet akoma arsyeja përse pritet me muaj.

    Në gjitha klinikat vërehet fluks i shtuar pacientësh, por më të zëshmit ishin ata tek Transfuziologjia.

    “Shumë njerëz kanë probleme me terminët, unë realizova terminin me sukses por vërejta se shumë njerëz pavarësisht nga cili etnitet kanë probleme të mëdha, kjo do të thotë se shëndetësia është ZERO!”, thotë një pacient.

    “Nga tre sahat presim dhe s’të merr askush, ta bëjnë terminin 11:30 na thonë te presim dy-tre sahat. Jam i sëmur nga zemra, dy herë jam bërë operacion, erdha të jap gjak dhe ja askush s’të merr në dorë”, shprehet një pacient tjetër.

    Nga drejtoritë e klinikave thonë se punojnë me staf të reduktuar shkaku të infektuarve të doktorëve. Për të gjitha këto ngatërresa udhëheqësit e klinikave e drejtojnë gishtin në Drejtorinë për shëndetësi elektronike. Por, nga stafi i “Termini im” thonë se terminët janë kthyer me orare të rregullta që moti.

    “Në ka problem aspak me sistemin e ‘Terini im’ por ka ngecje në menaxhimin, përkatësisht krijimin e terminëve në spitale, që është detyre e çdo institucioni shëndetësor veç e veç. Sipas ligjit, çdo mjek që duhet të definoj terminët deri më datë 5 te secilit muaj dhe drejtori spitalit ti miratoj deri më datë 10”, tha Zhaklina Çagorovska, Këshilltare në Drejtorinë për shëndetësi elektronike.

    Ndërkohë, vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive nga kovid-19, autoritetet presin stabilizim të situatës epidemiologjike. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në vend janë 2871 raste aktive.

    Shtabi i koordinues i krizës dhe Qeveria pritet të zbusin masat sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e certifikatave të detyrueshme për hyrjen në qendrat tregtare, ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave, si dhe rekomandimi për heqjen e testit të detyrueshëm PCR. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shteti merr 35 denarë tatim për çdo litër benzinë

    Lajmi i rradhës

    PS fiton pesë bashki, “Berisha” kryeson në Shkodër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë