RMV, infermierë me diplomë, por pa praktikë!

    Aktiviteti i infermierëve sipas kryetares së shoqatës “Për Ne” Gordana Beshliovska, është i rëndësishëm për sistemin shëndetësor të çdo vendi, por mënyra e edukimit është ajo që ka ndikim të madh në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Sipas saj ky është një profesion që nuk mund por edhe nuk duhet të kryhet me mësim të çrregullt, ndërsa e vetmja gjë që rezulton nga ky lloj i edukimit është mbiprodhimi i stafit mjekësor jo cilësor.

    “Ka raste të rikualifikimit nga të gjitha profesionet e mundshme, të cilat në mënyrë të çrregullt janë kryer në shumicën e shkollave të vendit. Po thonë se po i hiqet e drejta kushtetuese e arsimit joformal Shtëpisë Punuese ‘Koco Racin’, por kësaj duhet që në të vërtet ti jepet fund, aq më tepër që ata disi do ta marrin diplomën por nuk kanë trajnimin praktik, ndërsa pikërisht përmes praktikës ata fitojnë aftësi cilësore që nevojiten për punën në spitale. Stafi i punësuar nëpër spitale dhe institucione tjera shëndetësore kryesisht është i ri-kualifikuar, edhe atë nga vende pune si administratorë, higjienistë, ndihmës mjekë, sepse nuk kanë asnjë kusht gjatë regjistrimit pasi bëhet fjalë për arsim joformal”, tha Beshliovska.

    Ajo gjithashtu theksoi se është veçanërisht shqetësues fakti që një pjesë e madhe e spitaleve hapin vende pune për infermierët me diplomë të shkollës së mesme e të cilët hyjnë në punë me kontratë në vepër. “U shkon përshtat, fitojnë një vit përvojë pune dhe më pas shkojnë jashtë shtetit. Njëkohësisht, duke qenë se janë të punësuar vetëm me kontratë pune, nuk ju ecën stazhi dhe as sigurimi pensional e shëndetësor. Agjencia për punësim numëron 2.000 infermierë të papunë, gjë që nuk është e vërtet. 1.700 i kemi nëpër spitale të cilët punojnë me kontratë pune dhe pasi fitojnë aftësi të mjaftueshme pune largohen nga Maqedonia”, theksoi Beshliovska.

    Sipas saj, të nevojshme janë programe kombëtare që do të rezultojnë në zgjidhjen e përhershme të këtij problemi të kahershëm në profesionin e infermierisë.

    “Pandemia ishte një kujtesë e mirë se sa shumë po përballet bota me nevojën për infermierë cilësor, por fatkeqësisht deri tani me këmbëngulje nuk është zgjidhur problemi. OBSH parashikon se deri në 2030 do ketë një mungesë globale prej 9 milionë infermierësh, dhe 2030 është këtu afër. Për këto arsye, ne insistojmë në futjen e programeve serioze arsimore, sepse në të kundërtën do përballemi me kolaps të plotë të sistemit shëndetësor”, theksoi ajo.

    Edhe pse deri tani ka qenë e mundur kryerja e arsimit të mesëm për infermieri, teknikë, farmaceutikë dhe profile të tjera nga profesioni shëndetësor, kjo gjë që nga e mërkura nuk është e mundur, pasi MASH ka ndaluar të gjitha regjistrimet për mësim të çrregullt për infermierët. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Simptomat e Astmës në varësi të motit – Kujdesi që duhet të tregoni

    Lajmi i rradhës

    Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë